Të bashkuar nga gjaku, gjuha dhe historia jonë e përbashkët, shqiptarët kudo që jetojnë në botë mbartin me vete identitetin, kulturën dhe shpirtin e sombit të tyre. Larg vendlindjes, por gjithmonë pranë njëri-tjetrit në vlera dhe tradita, lind nevoja për organizim, bashkim dhe përfaqësim të denjë.
Në këtë frymë u themelua shoqata “Këshilli Kombëtar Shqiptar në Diasporë” me qender ne Zvicer, si një zë i përbashkët i Shqiptarëve në mërgim dhe si një urë lidhëse mes të diasporës dhe atdheut. Kjo shoqatë synon të ruajë dhe të forcojë identitetin tonë kombëtar, të mbrojë interesat e komunitetit shqiptar dhe të promovojë vlerat tona në shoqëritë demokratike ku jetojmë.
Ky statut nuk është vetëm një dokument rregullues, por një zotim i përbashkët për bashkëpunim, solidaritet dhe përkushtim ndaj çështjes kombëtare. Ky përfaqëson vullnetin tonë për të qëndruar të bashkuar, për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për të ndërtuar një të ardhme më të fuqishme për shqiptarët kudo në botë.
Me respekt ndaj rrënjëve tona dhe besim në të ardhmen, ne angazhohemi që, përmes kësaj shoqate, të ruajmë trashëgiminë tonë dhe ta përcjellim atë me krenari te brezat e ardhshëm.
Ftojmë çdo shqiptarë, kudo që ndodhet në botë, që e ndjen veten pjesë të këtij kombi, të na bashkohet në këtë nismë të përbashkët. Secili prej nesh ka një rol dhe një vlerë, prandaj kontributi, sado i vogël apo i madh, është i rëndësishëm dhe i mirëpritur.
Vetëm të bashkuar mund të ruajmë dhe forcojmë identitetin, kulturën dhe të drejtat tona. Le të veprojmë së bashku me përkushtim dhe përgjegjësi, për të ardhmen e përbashkët të kombit tonë.