Parathënie
Ne, si grup iniciues dhe themelues, nisemi nga një qëllim i përbashkët dhe i qartë:
Bashkimi i Shqiptarëve në Diasporë dhe anembanë Botës, në funksion të ruajtjes dhe zhvillimit të kulturës, traditave dhe identitetit tonë kombëtar. Në një kohë kur sfidat globale kërkojnë unitet dhe vetëdije të lartë, ne synojmë të forcojmë lidhjet mes nesh dhe të kontribuojmë në mbrojtjen dhe avancimin e interesave të shtetit dhe kombit tonë.
Ky angazhim mbështetet në respektimin e të drejtave themelore që i takojnë çdo populli, duke u bazuar në parimet universale dhe Konventat ndërkombëtare. Përmes bashkëpunimit, solidaritetit dhe veprimit të përbashkët, synojmë të krijojmë një platformë të qëndrueshme që promovon vlerat tona dhe i shërben brezave të sotëm dhe të ardhshëm.
Ky është hapi ynë i parë drejt një organizimi të përbashkët, me besimin se së bashku mund të bëjmë më shumë për kombin tonë.
Anëtarë mund të bëhet qdo Shqipëtarë i cili ka moshën mbi
18 vjeç
keshilli-kombetar-shqiptare@outlook.de